Aktualitet

Të rinjtë shqiptarë tmerrojnë italianët/ I rrahin dhe i grabisin në mes të rrugës, u kapën teksa grabisnin për...një palë kufje

Madje, një nga "viktimat" e tyre u shty pas një muri dhe u sulmua për një palë kufje.

10 Janar 2023, 17:55 Nga k.m.
Të rinjtë shqiptarë tmerrojnë italianët/ I rrahin dhe i
Foto ilustruese

ITALI- Dy bastisje kanë ndodhur në dhjetë minuta. Dy 17-vjeçarë shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e së hënës në Milano me akuzën e grabitjes së rëndë, pasi kishin sulmuar dhe grabitur dy djem. Sipas mediave italiane, bëjnë me dije se dy shqiptarët ishin ndihmuar nga tre bashkëpunëtorë të tjerë që për momentin ndodhen në arrati. 

Madje, një nga "viktimat" e tyre u shty pas një muri dhe u sulmua për një palë kufje. Megjithatë, djali ka bërtitur dhe ka kërkuar ndihmë, duke tërhequr vëmendjen e disa kalimtarëve dhe duke i detyruar grabitësit të largohen.

Njërit prej të dyve, i veshur me një xhaketë të kuqe të ndezur, iu gjet karikuesi dhe dokumentet e viktimës së parë. Të dy janë njohur nga viktimat dhe janë shoqëruar në burgun e të miturve të Torinos.

milano arrestohen shqiptaret ne milano

Sondazh

Poll