10 Janar 2023, 17:17
Nga I.A
Rene Rexhepi
DANIMARKË- Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma do të mbyllet. Noma, i cili gjendet në Kopenhagen, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vjet u votua si restoranti më i mirë në botë. Por, shefi i tij, Rene Rexhepi, thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, Noma do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme. Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin.
“Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vjetësh të mund të rikthehet përsëri.
Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menutë e tij stinore, të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut. Noma ka kryesuar vazhdimisht listat e restoranteve më të mira në botë dhe krijuesi i saj, René Rexhepi, është vlerësuar si kuzhinieri më i shkëlqyer dhe më me ndikim i epokës së tij. Megjithatë, Rexhepi ka thënë për New York Times se restoranti do të mbyllet për shërbim të rregullt në fund të vitit 2024.
“Noma do të bëhet një laborator ushqimor me kohë të plotë, duke zhvilluar pjata dhe produkte të reja për funksionimin e saj të tregtisë elektronike, Noma Projects, dhe dhomat e ngrënies do të jenë të hapura vetëm për pop-up-et periodike. Roli i tij do të bëhet diçka më afër shefit krijues sesa shefit të kuzhinës”, shpjegon Rexhepi.
rene rexhepi noma
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:46
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Në 6 vite punë në administratë, duke mbajtur gjithmonë poste me mjaft përgjegjësi, Alda Klosi u ...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Infektimet dhe shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga pandemia e koronavirusit, në vendin tonë jan&eum...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:28
k.m.
Antonio Leka
LEZHË- I veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh në makinë, këto janë pamjet e Antonio L...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:23
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht deklarimin e pasurisë së ish-zyrtares Alda (Çiko) Klosi, në banesën e...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:15
I.A
Foto nga bastet
POGRADEC- 3 persona janë arrestuar në Progradec për organizim të lojërave të fatit. Nga operacioni i pol...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e eksporteve bujqësore si perime, fruta dhe bimë medicinale këtë vit shënoi rritje në sasi dhe në...
Aktualitet
10 Janar 2023, 15:51
I.A
Porti i Durresit
DURRËS- Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit për veprë...
Aktualitet
10 Janar 2023, 15:40
I.A
Ortenca Budlla
TIRANË- Gazetarja e Euronews, Ortenca Budlla, ka shkuar këtë të martë në banesën e Alda Klosit, zyrt...
Aktualitet
10 Janar 2023, 15:37
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rasti i Oriana Gremit, 32-vjeç, që hodhi foshnjën e porsalindur në ujërat e lumit Kir në Shkod...
Aktualitet
10 Janar 2023, 15:24
a.l
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për tragje...