Aktualitet

Ç'bëri Antonio Leka para arrestimit? Dalin PAMJET, u ndërrua në garazh, ishte me 6 persona. Me "merak" kishte qeleshen mbi kokë

Ai shfaqet nën shoqërinë e disa personave të tjerë, në brendësi të një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ai do prangosej nga uniformat blu.

10 Janar 2023, 16:28 Nga k.m.
Ç'bëri Antonio Leka para arrestimit? Dalin PAMJET, u
Antonio Leka

LEZHË- I veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh në makinë, këto janë pamjet e Antonio Lekës vetëm pak minuta para se të vendosej në prangat e Policisë së Shtetit. Ai shfaqet nën shoqërinë e disa personave të tjerë, në brendësi të një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ai do prangosej nga uniformat blu. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, fillimisht ai heq qeleshen, rregullon anti-plumbin dhe vesh uniformën kamuflazh. E në fund, rregullon sërish qeleshen e tij. Ndërkohë që personat e tjerë e shohin të gjithë skenën. 

Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas një telefonate në Polici nga nëna dhe i vëllai i tij të cilët referuan rastin me frikën se i afërmi tyre mund të kryente ndonjë akt të rëndë. Madje ishte e ëma, ajo që i doli në mbrojtje të tij, duke u shprehur se armët blindshpues që kishte i biri ishin në fakt të sajat, pasi ishte pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë. Ndërkohë që vetë 36-vjeçari Leka në Polici ka dhënë deklarata kontradiktore, çka ka shtyrë hetuesit të dyshojnë për probleme psikologjike të tij. Ai pretendon se do vriste politikanët e Lezhës, ndërsa më pas shtoi se ishte patriot dhe u ka treguar hetuesëve dhe tatuazhet e tij. Për shkak të gjithë kontadiktave që ka shfaqur, ai do t'i nënshtrohet një testi për të analizuar shëndetin e tij mendor. 

Por ndërkohë hetimet vazhdojnë, e janë përqendruar tek mënyra se si i arrestuari siguroi municionin luftarak i cili u sekuestrua nga policia e Lezhës pas prangosjes së Antonio Lekës.

arrestohet antonio leka antonio leka

Sondazh

Poll