Aktualitet

U kap në flagrancë duke pajisur një turke me pasaportë false, arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit

I riu u kap në flagrancë duke i dhënë një turkeje pasaportë false.

10 Janar 2023, 15:51 Nga I.A
U kap në flagrancë duke pajisur një turke me pasaportë
Porti i Durresit

DURRËS- Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. I riu u kap në flagrancë duke i dhënë një turkeje pasaportë false. I riu me iniciale B.J. ishte banues në Zvicër.   

Njoftimi Policisë:

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë teksa pajiste një shtetase turke, me pasaportë false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari. Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, teksa i jepte një shtetaseje turke, një pasaportë false, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet i riu ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2023, 13:55 k.m.

FOTOLAJM- Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kund...