Bota

Sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit, KE: Mbështetën Rusinë në luftën në Ukrainë

Von der Leyen tha në një konferencë shtypi se ne do të vendosim sanksione të reja kundër Bjellorusisë në përgjigje të rolit të saj në këtë luftë.

10 Janar 2023, 17:35 Nga I.A
Sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit, KE:
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja kundër Bjellorusisë si pjesë e presionit ndaj Rusisë. Këtë e bëri të ditur të martën kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas saj, ata do të bëjnë presion mbi Kremlinin sa të jetë e nevojshme me një regjim të ashpër të sanksioneve, ne do t'i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë, Bjellorusisë apo Iranit.

Von der Leyen tha në një konferencë shtypi se ne do të vendosim sanksione të reja kundër Bjellorusisë në përgjigje të rolit të saj në këtë luftë.

“BE vazhdon të bëjë presion ndaj Kremlinit me një regjim të ashpër të sanksioneve për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Von der Leyen.

ursula von der leyen bashkimi evropian

Sondazh

Poll