Bota

Hungaria krahë Serbisë? Shefi i diplomacisë: Do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane

Szijarto gjithashtu tha sot se vitin e kaluar rreth 270,000 migrantë të paligjshëm u ndaluan në kufirin hungarez-serb dhe se Hungaria do të ndihmojë Serbinë të sigurojë kufirin e saj jugor, me Maqedoninë e Veriut, nga migrimi i paligjshëm.

10 Janar 2023, 13:44 Nga a.l
Hungaria krahë Serbisë? Shefi i diplomacisë: Do të
Peter Szijártó

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Hungarisë Peter Szijjarto ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në Budapest. Në fjalën e tij, Szijjarto ka deklaruar se vendi do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane, shkruan Tanjug. 

"Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane", tha Szijarto, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Szijarto gjithashtu tha sot se vitin e kaluar rreth 270,000 migrantë të paligjshëm u ndaluan në kufirin hungarez-serb dhe se Hungaria do të ndihmojë Serbinë të sigurojë kufirin e saj jugor, me Maqedoninë e Veriut, nga migrimi i paligjshëm./ Dosja.al

peter szijjarto

Sondazh

Poll