Bota

'Me vendim unanim'/ Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman

Pas përfundimit të takimit që pati sot me kryetarët e komunave në vend, Kurti theksoi se këtë plan e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

10 Janar 2023, 15:02 Nga a.l
'Me vendim unanim'/ Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot sërish në lidhje me planin franko-gjerman. Pas përfundimit të takimit që pati sot me kryetarët e komunave në vend, Kurti theksoi se këtë plan e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.

Gjatë këtij takimi, Kurti ka porositur kryetarët që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.

albin kurti

Sondazh

Poll