Bota

'Marrëveshje politike për çështjet e hapura'/ Daçiç: Serbia e vendosur për të ruajtur stabilitetin në Kosovë

Sipas tij Serbia beson se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe se është shumë e ndjeshme për faktin se ajo trajtohet në përputhje me politika e standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për integritetin territorial.

10 Janar 2023, 14:10 Nga a.l
'Marrëveshje politike për çështjet e hapura'/
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç në konferencën e përbashkët të zhvilluar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjart në Budabest ka deklaruar se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Ai gjithashtu u shpreh se dëshiron një marrëveshje politike për të gjitha çështjet e hapura. Sipas tij Serbia beson se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe se është shumë e ndjeshme për faktin se ajo trajtohet në përputhje me politika e standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për integritetin territorial, shkruan Tanjug. 

"Integriteti territorial ose është parim ose nuk është, nuk mund të jetë pro në një rast dhe të thuhet ndryshe. Kur flasim për këtë mendojmë se e dinë të gjithë, por ndoshta në Evropë nuk e dinë. por ndoshta edhe ata bëjnë Nuk ka rëndësi që Jugosllavia ishte një shtet federal i përbërë nga gjashtë njësi federale dhe ato gjashtë morën të drejtën për të krijuar shtetet e tyre”, tha Daçiç. 

ivica daçiç

Sondazh

Poll