Bota

Rusia emëron shefin e ri të forcave tokësore/ Kush është Alexandër Lapin? Kritikat për 'performancën' e tij në shërbim

Lapin, më parë komandant i distriktit qendror ushtarak të Rusisë, u sulmua tetorin e kaluar nga aleatët e ashpër të presidentit Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti Lyman në Ukrainën lindore, një qendër kryesore logjistike.

10 Janar 2023, 12:56 Nga a.l
Rusia emëron shefin e ri të forcave tokësore/ Kush
Vladimir Putin

RUSI- Rusia ka emëruar gjeneral-kolonelin Alexander Lapin si shef të shtabit të forcave tokësore të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve TASS, pavarësisht kritikave të ashpra nga 'skifterët' për performancën e tij në Ukrainë, shkruan reuters. 

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe agjencitë e tjera shtetërore nuk e kanë komunikuar ende zyrtarisht emërimin e Lapin. Nëse lajmi do të konfirmohej, Lapin do të zinte vendin e Valerij Gerasimov. Lapin, më parë komandant i distriktit qendror ushtarak të Rusisë, u sulmua tetorin e kaluar nga aleatët e ashpër të presidentit Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti Lyman në Ukrainën lindore, një qendër kryesore logjistike./ Dosja.al

alexander lapin

Sondazh

Poll