Bota

Lufta në Ukrainë/ Komisioni Evropian shpall sanksione kundër Bjellorusisë dhe Iranit pasi mbështetën Rusinë

Von der Leyen deklaroi në konferencën për shtyp se BE-ja po zgjat regjimin e sanksioneve.

10 Janar 2023, 13:35 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Komisioni Evropian shpall sanksione kundër
Komisioni Evropian

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar sot sanksione të reja, këtë herë kundër Bjellorusisë dhe Iranit, të cilat mbështesin Rusinë në luftën kundër Ukrainës, shkruan Tanjug. Von der Leyen deklaroi në konferencën për shtyp se BE-ja po zgjat regjimin e sanksioneve.

BE vazhdon të bëjë presion ndaj Kremlinit me një regjim të ashpër të sanksioneve për aq kohë sa është e nevojshme. Ne do t'i shtrijmë sanksionet ndaj vendeve që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani", tha Von Der Leyen. 

Dje zyrtarët ukrainas hodhën poshtë pretendimet e bëra nga Rusia se qindra trupa ukrainase u vranë në një sulm në Kremlin. Rusia tha se sulmet ishin në hakmarrje për sulmin e Ukrainës në Makiivka, i cili la të paktën 89 trupa ruse të vdekur. Por Serhii Cherevatyi, zëdhënës i trupave të Ukrainës në lindje, tha se sulmet në Kramatorsk dëmtuan vetëm infrastrukturën civile. Të dyja palët kanë pretenduar rregullisht se kanë vrarë qindra ushtarë të njëri-tjetrit në sulme. Pretendimet rrallëherë mund të verifikohen në mënyrë të pavarur për shkak të luftimeve./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll