Bota

Vuçiç takon ambasadoren gjermane: Partneriteti do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë sonë

Kreu i qeverisë serbe njoftoi se ai dhe ambasadorja gjermane Anke Konrad, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Synimeve ndërmjet Kabinetit të Presidentit të Republikës dhe Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprime Klimatike.

10 Janar 2023, 12:34 Nga a.l
Vuçiç takon ambasadoren gjermane: Partneriteti do të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij me ambasadoren gjermane në Beograd. Kreu i qeverisë serbe njoftoi se ai dhe ambasadorja gjermane Anke Konrad, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Synimeve ndërmjet Kabinetit të Presidentit të Republikës dhe Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprime Klimatike, shkruan Tanjug. 

Ky partneritet institucional do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendeve tona, dhe theks i veçantë i kushtohet zhvillimit të strategjisë së politikës industriale të Serbisë në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, së bashku me forcimin e zinxhirëve të duhur të furnizimit”, ka thënë Vuçiç në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav””.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kreu i qeverisë serbe është shprehur se partneriteti mes dy vendeve do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendit./ Dosja.al

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll