Aktualitet

U kap me arsenal armësh, Antonio Leka pronar dyqanesh në Lezhë, flasin fqinjët: Jeton me nënën s'është problematik, por rri vetëm!

Antonio Leka nuk ka pranuar të tregojë origjinën e armëve dhe as personin që planifikonte të vriste, por është mjaftuar duke u shprehur se do ekzekutonte politikanët e Lezhës. 

10 Janar 2023, 13:50 Nga k.m.
U kap me arsenal armësh, Antonio Leka pronar dyqanesh në Lezhë,
Antonio Leka

TIRANË- Antonio Leka, 36-vjeçari që u arrestua me arsenal armësh një ditë më parë në Lezhë ka thënë deklarime kontradiktore para hetuesve. Ai nuk ka pranuar të tregojë origjinën e armëve dhe as personin që planifikonte të vriste, por është mjaftuar duke u shprehur se do ekzekutonte politikanët e Lezhës. 

Sipas të dhënave të siguruara nga fqinjët e të riut, raportohet se ai ka në pronësi të tij disa dyqane dhe apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e një pallati në Lezhë. Në një prej apartamenteve, Leka jeton vetëm me të ëmën. Deri më tani të gjithë që e kanë komentuar, pretendojnë se ai nuk është problematik në lagje, por shtojnë se ai ishte një tip i mbyllur dhe shpesh shihej i vetmuar.

Precendët e mëparshëm kriminale lidhen me tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku për këtë të fundit ka vuajtur një dënim të lehtë, ndërsa për ngjarjen e rëndë që mbeti në tentativë, u shpall i pafajshëm. 

antonio leka arrestohet antonio leka

Sondazh

Poll