Politike

Objektivat e 2023-it/ Manastirliu: Prioritet rritja e pagave, fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik. 

10 Janar 2023, 11:12 Nga A.B
Objektivat e 2023-it/ Manastirliu: Prioritet rritja e pagave, fishat e diabetit
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik. 

'Eshtë dyfishuar buxhetin, janë shërbyer falas qytetarët. Urgjencës i janë shtuar 20 mjete e reja, duke ulur kohën e pritjes në vendngjarje.  Në shërbimin spitalor janë fuqizuar shërbimet e imazherisë. Kemi investuar në 18 spitale. Gama e analizave ka marrë një fuqi të vëmendshme. Kemi punësuar 313 mjekë. Do synojmë fuqizimin e programeve të shëndetit publik. Do te fillojmë me 2023-in, me buxhetin. Prioritet i prioriteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë.'- tha ministrja.

“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit”. Deklarata u bë nga Ministrja gjatë konferencës për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.

Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll