Politike

Tenderi te rruga Xhon Belushi, Belind Këlliçi: Ma konfirmuan dhe nga brenda Bashkisë Tiranë

Punimet kryhen nga makineritë e bashkisë, ndërsa tenderi që zhvillohet është fiktiv dhe paratë shkojnë në destinacion të paqartë.

9 Janar 2023, 21:11 Nga I.A
Tenderi te rruga Xhon Belushi, Belind Këlliçi: Ma konfirmuan dhe nga
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka theksuar se fillimisht skandalin për tenderin fiktiv të rrugës Xhon Belushi, nuk e besoj. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Këlliçi deklaroi se informacionin për këtë skandal e kishte marrë nga brenda bashkisë, ndërsa një kompani kishte konfirmuar atë që ndodhte me rikonstruksionin e rrugëve.

Punimet kryhen nga makineritë e bashkisë, ndërsa tenderi që zhvillohet është fiktiv dhe paratë shkojnë në destinacion të paqartë. Tenderi në fjalë i denoncuar nga Këlliçi ishte mbi 420 mln lekë. 

"Koinçidoi me këtë historinë e Rozetës, edhe shifra është e ngjashme, në shtëpinë e drejtoreshës sanitarja zbuloi 500 mijë euro, te Veliaj janë 400 mijë dollarë. Kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen, me një vjedhje në mes të ditës. Tenderi do të përfundonte sot, shkresa ka dalë në media ditën e shtunë dhe të diel. Veliaj ka gënjyer sot, ka futur edhe ata punonjësit e APP, që kanë bërë procedurën për ta anuluar, por ky dokument tregon se s'ka qenë i pezulluar tenderi, kjo rrëzon propagandën e Veliajt dhe fakton pretendimin tim, ku punët bëhen nga bashkia Tiranë, nga ndërmarrje nr.2. Më erdhi në një rrugë private informacioni dhe nuk mu besua. Nga brenda bashkisë së Tiranës dhe nga një kompani që ma vërtetoi të gjithën se çfarë ndodhte. Hyra në APP. Sipas preventivit, të gjitha punët që duhet t'io bënte firma private i bën bashkia e Tiranës me mjetet e saj. Afati i dorëzimit të ofertave ishte sot. Dhe deri në 22 janar do të kishim kompaninë fiktive fituese", tha Këlliçi.  

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

belind këlliçi skandali me rrugen xhon belushi

Sondazh

Poll