Politike

Këlliçi tregon strukturen drejtuese në Bashkinë e Tiranës: Alimehmeti do të ketë një nga funksionet kryesore

Këlliçi theksoi se nëse ai do të zgjidhet kryetar, Alimehmeti do të ketë çfardo funksioni që të dëshirojë në qeverisjen e Bashkisë së Tiranës.  

9 Janar 2023, 22:11 Nga I.A
Këlliçi tregon strukturen drejtuese në Bashkinë e
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se mjeku Ilir Alimehmeti do të ketë një nga funksionet kryesore në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Këlliçi theksoi se nëse ai do të zgjidhet kryetar, Alimehmeti do të ketë çfardo funksioni që të dëshirojë në qeverisjen e Bashkisë së Tiranës.  

"Ka patur një reagim nga Alimehmeti ditën pas primareve. Në momentin e parë që jemi takuar, une i kam ofruar që ne të futemi në garë si grup dhe i kam propozuar atij çdo funskon që të dojë. Nga kjo kohë ne kemi bërë një sërë takimesh bashkë. Mbase ai ka kërkuar kohë që të vendosi, ose nuk ka qenë dakord me atë pozicion që i kam dhënë unë. Por ne jemi një ekip. Alimehmeti do të ketë një nga funskionet kryesore në Bashkinë e Tiranës" tha Këlliçi

ilir alimehmeti belind këlliçi

Sondazh

Poll