Bota

'Jo amnisti'/ Nuk ndalen tubimet në Brazil, protesuesit pro-demokratë kërkojnë burg për ish-presidentin Jair Bolsonaro

Ministri i Drejtësisë Flávio Dino u zotua të ndjekë penalisht ata që vepruan në prapaskenë për të thirrur mbështetësit në mediat sociale dhe për të financuar transportin e tyre për krime, duke përfshirë krimin e organizuar, organizimin e një grushti shteti dhe heqjen e dhunshme të shtetit ligjor demokratik. 

10 Janar 2023, 08:34 Nga a.l
'Jo amnisti'/ Nuk ndalen tubimet në Brazil, protesuesit
protesta

BRAZIL- Mes thirrjesh“Nuk ka amnisti! Asnjë amnisti! Asnjë amnisti!”, këtë herë qytetarët pro-demokratë protestuan paqësisht në kolegjin juridik të Universitetit të Sao Paulos. Mijëra brazilianë dolën në rrugët e Rio de Janeiro dhe Sao Paulo me pankarta dhe postera në duar ku kërkonin hakmarrje ndaj mbështetësve të ish-presidentit Jair Bolsonaro që sulmuan kryeqytetin e Brazilit të dielën, dhe atyre që sollën trazira. 

"Këta njerëz duhet të ndëshkohen, njerëzit që e urdhëruan atë duhet të ndëshkohen, ata që dhanë para për të duhet të ndëshkohen," tha Bety Amin, një terapiste 61-vjeçare, në bulevardin kryesor të Sao Paulos. Fjala "DEMOKRACI" shtrihej në pjesën e pasme të këmishës së saj. “Ata nuk përfaqësojnë Brazilin. Ne përfaqësojmë Brazilin", tha një tjetër. 

Policia braziliane të hënën arrestoi rreth 1,500 rebelë disa prej të cilëve u kapën në flagrancë duke sulmuar Kongresin e Brazilit, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial. Ndërsa shumica u arrestuan mëngjesin e ardhshëm në një kampim në Brazil. Zyra e shtypit e Policisë Federale i tha Associated Press se forca planifikon të padisë të paktën 1,000 njerëz dhe ka filluar t'i transferojë ata në burgun e afërt të Papudës. Administrata e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva thotë se ky është vetëm fillimi, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministri i Drejtësisë Flávio Dino u zotua të ndjekë penalisht ata që vepruan në prapaskenë për të thirrur mbështetësit në mediat sociale dhe për të financuar transportin e tyre për krime, duke përfshirë krimin e organizuar, organizimin e një grushti shteti dhe heqjen e dhunshme të shtetit ligjor demokratik. Ai tha gjithashtu se autoritetet do të hetojnë pretendimet se personeli lokal i sigurisë lejoi që shkatërrimi të vazhdonte pa pushim./ Dosja.al

trazira ne brazil

Sondazh

Poll