Bota

Protestat në Peru/ 17 të vdekur në përleshjet e thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Boluarte

Numri në rritje i të vdekurve vjen mes protestave në rritje që kërkonin dorëheqjen e Presidentes Dina Boluarte, mbylljen e Kongresit dhe lirimin e Castillo nga burgu.

10 Janar 2023, 08:53 Nga a.l
Protestat në Peru/ 17 të vdekur në përleshjet e thirrjet
Peru

BRAZIL- Të paktën 17 persona janë vrarë në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Peru, ndërsa protestat antiqeveritare shkaktuan gati 40 të vdekur, në trazirat mbarëkombëtare pas rrëzimit dhe arrestimit të ish-presidentit Pedro Castillo disa muaj më parë. 

Protesta e dhunshme ndodhi pranë aeroportit në qytetin Juliaca në rajonin jugor të Puno, ndërsa demonstruesit luftuan me policinë. Një djalë ka ndërruar jetë në një ambulancë që ishte bllokuar nga protestuesit për të mbërritur në spital, shruan The Telegraph. 

Numri në rritje i të vdekurve vjen mes protestave në rritje që kërkonin dorëheqjen e Presidentes Dina Boluarte, mbylljen e Kongresit dhe lirimin e Castillo nga burgu. Boluarte ishte nënkryetari i Castillo-s i cili e zëvendësoi atë pasi u përpoq të mbyllte Kongresin dhe të sundonte me dekret më 7 dhjetor.

Në një fjalim televiziv të hënën vonë, kryeministri i Perusë, Alberto Otárola, mbrojti përgjigjen e forcave të sigurisë, duke thënë: Ne nuk do të ndalemi në mbrojtjen tonë të sundimit të ligjit. I rrethuar nga ministra, ai pretendoi se grupet e dhunshme të financuara nga interesat e huaja dhe paratë e errëta të trafikut të drogës po përpiqeshin të shkatërronin vendin./ Dosja.al

trazira ne brazil

Sondazh

Poll