Aktualitet

‘Do vras politikanët’/ Me plis në kokë, 36-vjeçari ndaloi në servis, shihet me kallashnikov mbi makinë para arrestimit

Kjo është fotoja e Antonio Leka nga Miloti, 36-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

10 Janar 2023, 07:38 Nga A.B
‘Do vras politikanët’/ Me plis në kokë,
Antonio Leka

LEZHË- Me plis, mjekër dhe me armë kallashnikov mbi një makinë 'Audi'. Kjo është fotoja e Antonio Leka nga Miloti, 36-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

Fotoja është bërë para arrestimit dhe se  ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllain e tij duke e ekspozuar armën e zjarrit. Në këtë makinë janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

arrestohet antonio leka antonio leka

Sondazh

Poll