Aktualitet

Qyno: Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama, ruhej nga Garda e Republikës

Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.

9 Janar 2023, 23:35 Nga F.M
Qyno: Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama, ruhej nga
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se pastruesja Rozeta Dobi ka arritur që ta fshehë kasafortën e marrë nga shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi në një batanije. I ftuar në 'Drejt", Qyno tha se në të njëjtin pallat ku banonte Klosi, jeton dhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.

"Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës. Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj,"- tha Qyno. 

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

elton qyno rozeta dobi havier dobi alda klosi

Sondazh

Poll