Aktualitet

Frikë nga 'fati' i Klosit? Llabani: Ndaj pastrueses Rozeta Dobi ishin bërë 15 kallëzime për grabitje, u tërhoqën pas lajmeve

Llabani u shpreh se kallëzimet janë tërhequr në momentin që rasti i Klosit është bërë publik dhe personat që kanë bërë kallëzimet, kanë parë 'telashet' që i janë hapur ish-zyrtares. 

9 Janar 2023, 23:36 Nga F.M
Frikë nga 'fati' i Klosit? Llabani: Ndaj pastrueses Rozeta Dobi
Anduena Llabani

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se ndaj pastruese Rozeta Dobi, e cila është në burg për vjedhjen e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi, janë depozituar mbi 15 kallëzime. E ftuar në Syri TV, Llabani u shpreh se kallëzimet janë tërhequr në momentin që rasti i Klosit është bërë publik dhe personat që kanë bërë kallëzimet, kanë parë 'telashet' që i janë hapur ish-zyrtares. 

“Sot kemi edhe shtëpi të tjera që janë kontrolluar me vendim të Prokurorisë. Ka patur rreth 15 kallëzime të personave të ndryshëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por pas daljes së lajmit, kallëzimet janë tërhequr. Për zhdukje të bizhuterive. Po, për të njëjtën person. Por pas lajmit që u gjetën edhe paratë e zonjës Klosi, kallëzimet janë tërhequr. Kallëzimet janë bërë javën e fundit, janë të gjitha në datat e javës së fundit. Dalja e lajmit për zonjën Klosi, bërja e saj me përgjegjësi penale se ku i gjete paratë, kërkimi i verifikimit dhe hetimi, ka bërë që 15 personat të tërheqin kallëzimet,"- tha ajo.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

anduena llabani rozeta dobi alda klosi havier dobi

Sondazh

Poll