Aktualitet

Një orë meshkujsh mes sendeve të sekuestruara, gazetari: Dobi pastronte dhe shtëpinë e ish-bashkëshortit të Alda Klosit

Ai tha se sigurisht kjo orë nuk është e zonjës Klosi, por mund të jetë e ish-partnerit të saj. 

9 Janar 2023, 23:41 Nga F.M
Një orë meshkujsh mes sendeve të sekuestruara, gazetari: Dobi
Julian Kasapi

TIRANË- Gazetari Julian Kasapi është shprehur se pastruesja Rozeta Dpbi pastronte edhe shtëpinë e ish-bashkëshortit të zyrtares Alda Klosi. I ftuar në 'Opinion", Kasapi tha se mes sendeve të sekuestruara ka vënë re dhe një orë meshkujsh. Ai tha se sigurisht kjo orë nuk është e zonjës Klosi, por mund të jetë e ish-partnerit të saj. 

"Ajo që bie në sy është që mes sendeve me vlerë që janë sekuestruar, ajo që bie në sy është që aty ka edhe 2 ora. Njëra prej tyre është orë meshkujsh dhe nuk mund të ishte në shtëpinë e zonjës Klosi. Problemi është se sanitarja ishte dhe punonte në të njëjtën kohë dhe në shtëpinë e ish-bashkëshortit të zonjës Klosi,"- tha Kasapi. 

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

julian kasapi alda klosi rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll