Aktualitet

Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt, Ferhati: U kërkua një sasi e madhe parash. s'është lënë pëllëmbë toke pa u verifikuar me detektorë

Sipas tij, fokusi ka qenë në tokë dhe tek muret e banesave.

9 Janar 2023, 23:45 Nga F.M
Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt, Ferhati: U kërkua
Eni Ferhati

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati është shprehur se policia ka kërkuar shuma të mëdha parash në Fushë Kuqe, ku zhvilloi kontrolle pak ditë më parë në shtëpinë e Ervis Martinajt. I ftuar në 'Open", Ferhati tha se atje efektivët kanë shkuar me detektorë dhe kanë kontrollua gjithçka. Sipas tij, fokusi ka qenë në tokë dhe tek muret e banesave.

"Policia nuk ka shkuar për një kontroll rutinë, është kërkuar një sasi e madhe cash. Nuk është lënë pëllëmbë toke apo mur në Fushë Kuqe pa u kontrolluar me detektorë, për të gjetur një sai të madhe parash. Janë kërkuar shumë më shumë se 404 që janë atje, Ju siguroj për këtë gjë,"- tha Ferhati. 

Deklarata e Ferhatit vjen vetëm dy ditë pasi, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë zhvilluar kontrolle në dy vilat e Martinajt, që ndodhen shumë pranë banesës së kryeministrit Edi Rama, në Surrel. Kontrolli zgjati dy orë dhe efektivët dolën që aty vetëm me një tufë me dokumente që nuk dihet nëse do t'i shërbejnë hetimit. Asgjë e paligjshme nuk u gjet, ndryshe nga aksioni i zhvilluar në Fushë Kuqe që zbuloi arsenalin me armë e uniforma policie në kosheret e bletëve. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë.

Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë.

eni ferhati ervis martinaj

Sondazh

Poll