Aktualitet

Qyno: 'VIP'-i njohu unazën mes koleksionit të florinjve që vodhi pastruesja, shkoi në prokurori dhe e mori

Sipas Qynos, personi në fjalë, e ruan unazën në shtëpi sepse është objekt nën hetim.

9 Janar 2023, 23:31 Nga F.M
Qyno: 'VIP'-i njohu unazën mes koleksionit të florinjve
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se një person publik ka njohur unazën e tij, me s koleksionit të bizhuterive të floririt që kishte vjedhur pastruesja Rozeta Dobi. I ftuar në "Drejt", Qyno tha se ai është paraqitur në prokurori dhe ka kërkuar unazën e tij. Sipas Qynos, personi në fjalë, e ruan unazën në shtëpi sepse është objekt nën hetim.

"Edhe zonja vetë nuk e ka ditur se sa para ka pasur në kasafortë. Ka edhe hipoteza të tjera që thonë se ia ka dhënë vetë për t’i ruajtur nga kontrolli i mundshëm i banesës dhe ajo u tundua dhe kur nuk ia ka kthyer, zonja e ka denoncuar se i janë vjedhur paratë,"- tha Qyno. 

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

elton qyno rozeta dobi havier dobi vjedhje ne tirane alda klosi

Sondazh

Poll