Politike

Skandali me rrugën 'Xhon Belushi'/ Veliaj: Do e ndërtojmë me paratë e ndërmarrjes (Justifikimi për punimet)

Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

9 Janar 2023, 19:54 Nga F.M
Skandali me rrugën 'Xhon Belushi'/ Veliaj: Do e
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendon se tenderi për riparimin e rrugës ‘Xhon Beluhsi” është anuluar shumë ditë para denoncimit të bërë nga Opozita e Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se bashkia do ta ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë. Me këtë fjali, ai konfirmon shkeljen e denoncuar nga kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se Bashkia ka vijuar punimet pa pasur fitues tenderi, pa paratë që do të xhiroheshin pas firmosjes së tenderit. 

“Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: I referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare,”- tha Veliaj.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

erion veliaj skandali me rrugen xhon belushi

Sondazh

Poll