Politike

Vokshi nxjerr BLLOF Veliajn: Mashtrues, trego burimin dhe faturat e kompjuterave që bleve me paratë që gjoja more nga gjyqi me mua

Por ku i gjeti kryebashkiaku këto para nëse ka blerë vërtetë kompjuterat e shkollave? Vallja e denoncimeve për para pa burim është hapur nga Alda Klosi me supervjedhjen e shtëpisë.

9 Janar 2023, 18:53 Nga f.g
Vokshi nxjerr BLLOF Veliajn: Mashtrues, trego burimin dhe faturat e kompjuterave
Albana Vokshi dhe Erion Veliaj

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sfiduar publikisht kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili tha sot se ka blerë me paratë që ka fituar nga gjyqi me të, kompjutera për një shkollë. Vokshi zbulon se ky është një mashtrim, pasi gjyqi mes tyre është në apel. Këtu është edhe habia. Vokshi i kërkon Veliajt që të nxjerrë burimin e parave me të cilat ka blerë kompjuterat për shkollën në fjalë, pasi paratë nga gjyqi nuk janë. 

REAGIMI I PLOTE:

Vesi del me shpirtin!!
Edhe #mashtrues, edhe #injorant.
Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik.
Erion Veliaj sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.
Ky është #mashtrim!
Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.
Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.
Erion Veliaj, duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në #burg.

Veliaj tha sot se Vokshi shpif me akuzat për tenderin e anuluar tashmë të rrugës "Xhon Belushi" dhe tha se ai ka fituar gjyqin me të dhe me ato para ka blerë kompjutera. 

“Është e njëjta zonjë e cila i ka humbur të gjitha betejat me mua për shpifje. Me paratë e gjyqeve ku zonja Vokshi është dënuar si shpifëse profesioniste janë blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës."-tha Veliaj.

Por ku i gjeti kryebashkiaku këto para nëse ka blerë vërtetë kompjuterat e shkollave? Vallja e denoncimeve për para pa burim është hapur nga Alda Klosi me supervjedhjen e shtëpisë. Por denoncimet vazhdojnë. Veliaj ka detyrimin të tregojë nëse i ka blerë kompjuterat, dhe me çfarë parash./Dosja.al

erion veliaj albana vokshi

Sondazh

Poll