Aktualitet

E grabiti dhe dhunoi mizorisht të moshuarin italian, arrestohet autori shqiptar, dëndohet me 3 vite burg

I riu në bashkëpunim dhe me bashkëatdhetarë të tjerë, kishin grabitur dhe dhunuar një të moshuar rreth 80-vjeç në Lignano.

9 Janar 2023, 20:53 Nga I.A
E grabiti dhe dhunoi mizorisht të moshuarin italian, arrestohet autori
Policia

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në Forli për një grabitje të kryer 3 vite më parë. I riu në bashkëpunim dhe me bashkëatdhetarë të tjerë, kishin grabitur dhe dhunuar një të moshuar rreth 80-vjeç në Lignano.

Gjatë grabitjes, prej ku kishin marrë rreth 1000 euro, ata e kishin goditur të moshuarin me aq mizori sa ai kishte pësuar dëmtime serioze në sistemin e frymëmarrjes. Tashmë i riu është dërguar në burg ku do të vuaj dënimin prej tre vitesh. Tre nga të akuzuarit u dënuan në shkurt 2021 me shtatë vjet e dy muaj. 

grabitje ne itali

Sondazh

Poll