Aktualitet

Veshur me kamuflazh dhe armatosur me blindshpues, Lekën nga Miloti e denoncoi vëllai, rezulton i dënuar për trafik droge

Me bërjen e denoncimit, efektivët kanë arrestuar Lekën në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

9 Janar 2023, 20:24 Nga F.M
Veshur me kamuflazh dhe armatosur me blindshpues, Lekën nga Miloti e
Policia e Lezhës

LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari nga Miloti është vënë në pranga këtë pasdite pasi është denoncuar nga vëllai i tij. Mësohet se i riu është veshur me kamuflazh dhe ka dalë nga banesa i armatosur me blindshpues, por nuk u ka shpëtuar syve të të vëllait, i cili ka sinjalizuar Policinë e Shtetit. Me bërjen e denoncimit, efektivët kanë arrestuar Lekën në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka. 

Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

antonio leka policia e lezhes arrestohet antonio leka

Sondazh

Poll