Sport

Alaba dhe Tchouaméni të dëmtuar, do të mungojnë në Superkupën e Spanjës...

Mbrojtësi dhe mesfushori i Real Madridit nuk udhëtojnë me ekipin për në Arabinë Saudite

9 Janar 2023, 17:28 Nga DOSJA

Alaba dhe Tchouaméni të dëmtuar, do të mungojnë

SPANJE - Real Madridi bëri mëngjesin e kësaj të hëne seancën e fundit stërvitore përpara se të udhëtonte për në Riad të Arabisë Saudite, ku do të përballet me Valencia të mërkurën e ardhshme, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Skuadra ‘los blancos’ do të ketë dy mungesa të rëndësishme: nuk do të udhëtojnë me skuadrën Alaba dhe Tchouaméni.

Mbrojtësi dhe mesfushori u diagnostikuan me dëmtime në pjesën e pasme të kofshës dhe të dy do të mungojnë për rreth tre javë. Shikoni më poshtë listën e sportistëve që fluturojnë për në Arabinë Saudite.

Real Madridi gaboi kundër Villarrealit, të shtunën e kaluar në një humbje 2-1. Pas këtij rezultati, Barcelona, ​​e cila mundi 1-0 Atlético Madridin, thelloi me tre pikë avantazhi në renditjen e La Ligas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll