Politike

Deputetë të Kuvendit homazhe tek varri i Azem Hajdarit, Rudina del para deputetëve, çfarë u tha?

12 Shtator 2019, 07:40 Nga DOSJA
Deputetë të Kuvendit homazhe tek varri i Azem Hajdarit, Rudina del

TIRANË- Sot shënohen 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit. Familjarë, të afërm e pollitikanë kanë kryer homazhe tek varri i Azemit, në nder të figurës së tij.

Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Kuvendi ka organizuar sot homazhe në varrin e Hajdarit, pishtarit të demokracisë në Varrezat e Dëshmorëve me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

Ruçi ishte i pari që vendosi një kurorë me lule në varrin e Hajdarit, duke u pasuar nga politikanë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në një moment Rudina, siç shihet edhe në foto ka dalë para deputetëve, ku siç duket i ka falenderuar për  pjesëmarrjen në homazhe.

21 vite më pari lideri i PD-së, Azem Hajdari u vra disa metra larg selisë blu, nga një grup personash mes tyre edhe Fatmir Haklaj. Sot familjarë, të afërm dhe politikanë kanë kryer homazhe tek varri i Azem Hjadarit, në nderim të figurës së tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari homazhe per azem hajdarin rudina hajdari vrasja e shekullit azem hajdari homazhe per azem hajdarin rudina hajdari vrasja e shekullit

Sondazh

Poll