Politike

Vrasja e Azem Hajdarit, Meta homazhe tek memoriali: Vendosi pluralizmin, zgjedhjet e lira duhen mbrojtur me çdo çmim

12 Shtator 2019, 07:24 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit, Meta homazhe tek memoriali: Vendosi pluralizmin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe para memorialit të liderit demokrat Azem Hajdarit.

Në një prononcim për mediat e pranishme, Meta ka vlerësuar figurën dhe rolin e Hajdarit në historinë e Shqipërisë.

“Sot ishte për detyrim të përkujtoja liderin e lëvizjes studentore sepse 12 dhjetori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë dhe që vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Duhen mbrojtur nga të gjithë e me çdo çmim.”

Ditën e sotme u zhvilluan homazhe dhe nderime për figurën e Azem Hajdarit, liderit të PD-së gjatë viteve ’90. Politikanë e kanë nderuar tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, kolegë dhe familja i kanë vendosur tufa me lule edhe tek memoriali ku u vra. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari ilir meta vrasja e shekullit azem hajdari ilir meta vrasja e shekullit

Sondazh

Poll