Politike

21 vite nga “Vrasja e Shekullit”/ Nderime dhe homazhe, Azem Hajdari bën bashkë politikën

12 Shtator 2019, 06:42 Nga DOSJA
21 vite nga “Vrasja e Shekullit”/ Nderime dhe homazhe, Azem Hajdari

TIRANË– Data 12 shtator e vitit 1998, shënon ditën e vrasjes së deputetit 35-vjeçar Azem Hajdari. Ditën e sotme, figura të ndryshme politike, socialistë dhe demokratë janë bërë bashkë për ta nderuar për 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Tek momoriali, i cili është vendosur në vendin ku edhe është vrarë heroi i demokraicë, demokratë së bashku me familjarët e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij, Besim Cerjas.

Pas nderimeve, lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim ku edhe u shpreh se amaneti i Azemit për një Shqipëri si e gjithë Europa duhet të mbahej.

“Ka ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra dëshmorë të tjerë,“-ka thënë Basha.

Përveç familjarëve të tjerë të Hajdarit, krah Bashës ishte edhe e bija e tij, Rudina, e cila jo pak herë ka dalë kundër kryedemokratit duke i kërkuar edhe dorëheqjen.

Gjithashtu deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të kryesuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë kryer homazhe tek varri i ish-deputetit tek Varrezat e Dëshmorëve. E para që ka vendosur lule tek varri i Azem Hajdarit ka qenë e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari. 

Më pas edhe PD, pas homazheve të memoriali i Hajdarit vendosi tufa me lule edhe tek varri i tij pranë Varrezave të Dëshmorëve.

“Vrasja e shekulit”, ashtu siç edhe e ka cilësuar shkrimtari Ismail Kadare, ndodhi pasditen e 12 shtatorit në trotuarin para ish-selisë blu. Hajdari u qëllua me breshëri plumbash dhe bashkë me të humbi jetën edhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, e bashkë me ta edhe Fatmir Haklaj.

Ditën e varrimit, më 14 shtator ish-kryeministri i vendit asokohe në opozitë kërkonte dorëheqjen nga detyra të kreut të qeverisë Fatos Nanos, të cilin e akuzonte si urdhërues të atentatit. 

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë.

Në një proces gjyqësor maratonë për atentatin u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua me burg përjetë si dhe dy vëllezërit Ismet e Izet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 20 dhe 25 vitet heqje lirie. Vëllai i tyre i tretë, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Tashmë dosja është rihapur pasi një prej të akuzuarve kryesorë, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia ka kërkuar rigjykim. Deri në Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari homazhe per azem hajdarin vrasja e shekullit azem hajdari homazhe per azem hajdarin vrasja e shekullit

Sondazh

Poll