Politike

Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, debate për Reformën Zgjedhore, Bushati: Sistem pa vlera

12 Shtator 2019, 06:28 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, debate për Reformën

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar tetë dekretet e presidentit Ilir Meta, ku përfshihen shtatë që vetë kreu i shtetit ktheu për shqyrtim dhe atë për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Disa nga dekretet që u rrëzuan nga shumica socialiste ishin: ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat, etj.

Gjatë seancës, e cila nisi që prej orës 10:00, ka pasur edhe debate të shumta duke nisur që nga ato për Reformën Zgjedhore, deri tek aludimet për një marrëveshje të mundshme për zgjidhjen e krizës politike.

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se kryeministri Edi Rama është pranë një pazari për zgjidhjen e krizës politike dhe për këtë arsye socialistët janë të lumtur. Balla dhe Murrizi kanë debatuar lidhur me Reformën Zgjedhore, ku socialisti premtoi se ajo do të miratohet edhe nëse nuk pranohen nga opozita.

Socialistja tjetër, Elisa Spiropali risolli në Kuvend çëshjen e shkarkimit të presidentit. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës dhe se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Ndryshe nga të gjithë ishte ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka kritikuar sot në Kuvend qeverinë socialiste. Bushati foli edhe për gjendjen ku janë shqiptarët sot duke theksuar mungesën e një sistemi vlerash.

Gjithashtu gjatë punimeve të sotme, Besnik Dervishi u zgjodh për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, ndërsa Ervin Mete u emërua kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në seancën e sotme mungoi kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Prangë, nga ku edhe do të shkojë në Gjermani për të zhvilluar bisedime lidhur me negociatat për statusin e vendit kandidat në BE.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 dekretet e metës rrezohen 8 dekretet e metes seancë plenare 12 shtator 2019 8 dekretet e metës rrezohen 8 dekretet e metes seancë plenare 12 shtator 2019

Sondazh

Poll