Politike

“Miku mafioz i Shullazit sundon Komunën e Parisit”, Berisha: Ka mbështetjen e Veliajt, ja fotoja

11 Shtator 2019, 19:35 Nga DOSJA
“Miku mafioz i Shullazit sundon Komunën e Parisit”, Berisha: Ka

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale.  Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Pajtim Serjani po shton dy kate në një pallat në zonën e Komunës së Parisit.

Ish-kryeministri shkruan më tej se kjo gjë po bëhet në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Krahas denoncimit, Berisha ka publikuar edhe një foto.

“Lal Plehu mbush xhepat me shtesa katesh te paligjshme! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Zoti berisha! Kjo eshte shtesa pa leje ne katin e fundit te pallatit qe po ngre pajtim serjani.me lejen e shefit te policise bashkiake ermal kapllani.mund te verifikohet shume lehte ndodhet ne zonen e komunes se parisit.po ndertohen 2 kate shtese pa leje.me leje te dhene per nderrim dyersh ndertohen 2 kate pa leje ne mes te dites,”– shkruan Berisha.

Pajtim Serjani është një emër mjaft i njohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë dënuar për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu.

Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

Në vitin 2017 u lirua nga burgu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emiljano shullazi pajtim serjani sali berisha emiljano shullazi pajtim serjani sali berisha

Sondazh

Poll