Aktualitet

66% e aborteve ndodhin në moshën 20-34 vjeç, 105 raste nga adoleshentet, ka shtatzëni edhe 14 vjeç

Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat.

9 Janar 2023, 17:17 Nga k.m.
66% e aborteve ndodhin në moshën 20-34 vjeç, 105 raste nga
Foto ilustruese

Ndërprerjet e shtatzënisë ashtu si dhe lindjet kanë ardhur në ulje nga vitit në vit. Sipas të dhënave të ISHP-së mesatarisht në një vit kryhen rreth 5 mijë aborte. Raporti lindje/abort ka arritur në 6.2:1, që nënkupton se në vendin tonë afërsisht në 6 lindje kryhet 1 abort. Në krahasim me 2016 që ishte 5.9:1 ky raport është rritur për shkak të uljes më të ndjeshme të lindjeve, nga 31 mijë në 28 mijë lindje.

Rreth 2.9 % e aborteve në total, kryhen në moshën 14-19 vjeç, nga 5.1% që ishte në 2016. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat. Shumica e aborteve në vendin tonë kryhen në moshë të re, rreth 66% e tyre kryhen nga gra të moshës 20-34 vjeç. Sipas analizës së skedave të aborteve, vihet re një rritje e ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë beqare pasi nga 5.7% që ishte në 2026, u rrit në 8.3% në 2020,  por dominojnë gratë e martuara me rreth 91%. 

Trendi i aborteve të kryera në vite, nxjerr në pah se gjithnjë e më tepër abortet kryhen kryesisht nga femrat të cilat nuk janë të punësuara dhe të siguruara. Për vitin 2020 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 65 % të aborteve. Ndër qarqet me nivel më të lartë të abortit është Vlora (283 aborte për 1000 lindje), Fieri (194.8) dhe Beratin (194.7) e më pas Tiranën (186 aborte për 1000 lindje).

Viti 2016                           5410 aborte

Viti 2017                           5279 aborte

Viti 2018                           5532 aborte

Viti 2019                           5183 aborte

Viti 2020                           4540 aborte

Aborti ne adoleshence (14-19 vjeç)

Viti 2016     220 aborte

Viti 2020     105 aborte

Mosha minimale           14 vjeç

Mosha mesatare            30.9 vjeç

Mosha maksimale         57 vjeç

66% e aborteve ne moshën 20-34 vjeç

aborte ne shqiperi

Sondazh

Poll