Aktualitet

ITINERARI/ Alda Klosi nuk ishte në SHBA, DOSJA e nxjerr zbuluar, zyrtarja ishte te AMF në momentin që iu vodh shtëpia

Në dosjen e Prokurorisë, të cilën "Dosja" e disponon të plotë, tregohet me detaje itinerari i ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj ku thuhet se Klosi ishte në zyrat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

9 Janar 2023, 13:08 Nga f.g
ITINERARI/ Alda Klosi nuk ishte në SHBA, DOSJA e nxjerr zbuluar, zyrtarja
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANE- Alda Klosi, zyrtarja që ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta dhe i biri, Havieri, në momentin që ka ndodhur ngjarja, më 15 dhjetor 2022, nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç kanë pretenduar deri më tani mediat. Në dosjen e Prokurorisë, të cilën "Dosja" e disponon të plotë, tregohet me detaje itinerari i ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj ku thuhet se Klosi ishte në zyrat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, kur e bija, Simona e ka njoftuar se iu kishin vjedhur shtëpinë. 

"Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjehere pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati 'Orion" në Rruga e “Kosovarëve", ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi"-thuhet në materialin e Prokurorisë. 

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

rozeta dobi havier dobi alda klosi

Sondazh

Poll