Bota

Greqi/ 29-vjeçarja rrëfen krimin: Unë e hodha fëmijën në ujë

Nga dëshmitë e mëparshme mësohet se e reja pretendonte se e gjithë ngjarja kishte qenë një aksident dhe se foshnja është zvarritur duke rënë kështu në ujë.

9 Janar 2023, 11:45 Nga l.S
Greqi/ 29-vjeçarja rrëfen krimin: Unë e hodha fëmijën
29-vjeçarja që vrau foshnjën 11 muajshe në Greqi

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e foshnjës nga nëna e saj.  Protothema.gr, bën me dije se 29-vjeçarja ka rrëfyer në prani të hetuesisë se e ka hedhur foshnjën 11 muajshe në ujërat e akullta të digës së Aliakmonasit. 

Nga dëshmitë e mëparshme mësohet se e reja pretendonte se e gjithë ngjarja kishte qenë një aksident dhe se foshnja është zvarritur duke rënë kështu në ujë. Kjo deklaratë është tërhequr nga autorja mëngjesin e sotëm, pasi është dërguar nga policia në vendngjarje në digën e Aliakmonasit. 

"Dua të tërhiqem dhe të ndryshoj depozitën time. Ajo që thashë nuk ndodhi. Unë e hodha fëmijën në ujë”, mësohet të ketë thënë ajo.

Sipas autoriteteve 29-vjeçarja dyshohet gjithashtu se ka mohuar qëllimin e saj për të vrarë foshnjën dhe se nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyen e këtij krimi makabër. Mësohet se autopsia ka zgjatur një orë e 40 minuta, ndërsa është bërë nën masa të rrepta sigurie. E akuzuara dyshohet se nuk ka pranuar apo besuar se foshnja ka ndërruar jetë. Sakaq, pas kërkesës së hetuesisë pritet që nesër 29-vjeçarja të transferohet në Selanik për ekspertizë psikiatrike.

Greqi/ 29-vjeçarja rrëfen krimin: Unë e hodha fëmijën

Greqi/ 29-vjeçarja rrëfen krimin: Unë e hodha fëmijën
Foto ku 29-vjeçarja hodhi foshnjën e saj

greqi

Sondazh

Poll