Politike

“Tentuan ta përdhunonin të droguarit”, Berisha denoncon një ngjarje në Peshkopi: Policia bën sehir

11 Shtator 2019, 17:07 Nga DOSJA
“Tentuan ta përdhunonin të droguarit”, Berisha denoncon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim ën rrjetet sociale.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme është tentuar të përdhunohet një femër në Peshkopi.

Më tej ish-kryeministri shton se ajo ishte një punonjëse e pastrimit të Bashkisë dhe se kanë tentuar ta përdhunojnë disa të droguar.

Berisha thekson se në lidhje me këtë ngjarja policia ‘bën sehir’.

Denoncimi i Berishës

Droge dhe krime, tentativa per perdhunim ne Peshkopi! Gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari, narkopolicet e tyre bejne sehir!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Persh. Zoti berisha un qe po ju shkruaj jam nga peshkopia doja te beja nje denoncim ne peshkopi gjat nates mbushet plot me quna te ri qe rrin rrugeve duke konsumuar drog dhe hashish dhe qe policia e peshkopis as qe e merr per baz fare kte fenomen . sot ne mengjes u tentua te perdhunohet nje femer punonjese e pastrimit te bashkis nga disa te ri te droguar ! Nuk ka fare kontroll per kto te ri qe rrin rrugeve duke u droguar ! Eshte njoftuar edhe ministri Lleshi por policia flen gjum.

(f.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perdhunim ne peshkopi sali berisha perdhunim ne peshkopi sali berisha

Sondazh

Poll