Politike

Komisioni i Venecias, Sekretari Markert i prerë: Më 13 tetor nuk ka zgjedhje!

11 Shtator 2019, 18:15 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias, Sekretari Markert i prerë: Më 13 tetor nuk ka

TIRANË– Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit në një intervistë për A2 CNN, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

A2 CNN: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

A2 CNN: Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

A2 CNN: Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

A2 CNN: Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

A2 CNN: Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Marrë nga A2CNN

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i venecias thomas markert zgjedhjet e 13 tetorit komisioni i venecias thomas markert zgjedhjet e 13 tetorit

Sondazh

Poll