Meta flet për shkarkimin: S’kam frikë, s’ka shans të dal nga zyra para 22 korrikut 2022
11 Shtator 2019, 16:23Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga shkarkimi. Ai është shprehur se nuk ka frikë duke hedhur dhe “thumba” për Bashën e Ramën, duke thënë se ata kanë frikë nga zgjedhje të lira.
Më tej Meta u shpreh se ai nuk do të dalë nga zyra para datës 22 korrik 2022, datë që është dhe disa e fundit e mandatit 5-vjeçar.
“Unë disa gjëra i kam thënë shumë qartë, unë nuk jam nga ata që kanë frikë, si ata që kanë frikë nga zgjedhjet e lira. Nuk ka shans që Ilir Meta të dalë para 22 korrikut 2022 nga ky institucion”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias. Meta foli për zbatimin e Kushtetutës dhe për krizën pol...
TIRANË- Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se është i gatshëm që të festojë në 18 tetor për hapjen e negociatave, por shtoi se nuk ësht...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias. Teksa fliste për shkeljet në Kushtetutë për të cilat ed...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij para gazetarëve, në një konferencë për takimit që pati me anëtarët e Komisionit të Venecias, ka thënë se r...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka folur dhe njëherë për skenarët për djegien e Kuvendit. Meta tha se ka pasur inf...
TIRANË- Ilir Meta nga një koferencë për mediat ka bërë me dije se është i gatshëm që të shkoj në Komisionin e Venecias në 11 tetor, ku do jepet dhe mendimi...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, dy ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e tij ka dalë në një konferencë për mediat. Meta nga ...
TIRANË- Deklarata e bërë nga Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor se një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita më 8 Qershor kishte marrë një ...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për gjyqin kundër Saimir Tahirit. Ky i fundit u përball dje me Gjykatën e Krimeve të Rënda në T...
TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, CV-ja e të cilit po bën xhiron e rrjetit për shkak të përshkrimit të ‘eksperiancave’ “kombëtare, mbarëkombëtare ...