Politike

Qetësia në Komisionin Hetimor, Meta: Jam i sigurt për vendimet e mia, jetojmë në shtetit e propagandës

11 Shtator 2019, 15:45 Nga DOSJA
Qetësia në Komisionin Hetimor, Meta: Jam i sigurt për vendimet e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për mediat ka folur për qetësinë që tregoi ditën e hënë në Komision Hetimor. Meta tha se nuk kishte si të sillej ndryshe, pasi është i bindur që nuk ka shkelur asnjë ligj.

Unë jam gjithmonë i qetë dhe kur artikuloj me forcë. Nuk mund të isha ndryshe pasi vendimet e mia janë marrë para të gjithë qytetarëve. Nuk kam pasur asnjë arsye që të sillesha ndryshe në këtë Komision. Pvarësisht që mund të kem mendime të ndryshme për institucione të caktuara unë do jem shembulli i respektit të institucioneve. Jetojmë në dy shtete njëkohësisht, në shtetit e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë mendoj se jetoj në shtetin e së drejtës, prandaj unë veprova si pjesë e shtetit të së drejtës dhe nuk rashë pre e propagandës”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne konference konferenca e metes 11 shtator 2019 ilir meta ilir meta ne konference konferenca e metes 11 shtator 2019

Sondazh

Poll