Sport

Historike! Real Madridi, sot me një skuadër pa asnjë spanjol, pas 4.436 ndeshjesh...

Sipas ‘Mister Chip’, është hera e parë në histori, që Madridi del me një skuadër me 11 lojtarë të huaj.

7 Janar 2023, 17:35 Nga DOSJA

Historike! Real Madridi, sot me një skuadër pa asnjë spanjol, pas

SPANJE - Real Madridi do të luajë kundër Villarrealit me një formacion pa asnjë lojtar spanjol për herë të parë në historinë e tij 121-vjeçare. 

Siç zbulon specialisti i statistikave ‘Mister Chip’, pas 4436 ndeshjeve zyrtare për ‘los blancos’, kjo është hera e parë që ata dalin në fushë me një formacion të përbërë nga 11 futbollistë, ku që të gjithë janë me kombësi të huaj.

Trajneri Carlo Ancelotti ka bërë histori, duke përdorur sot një ekip me: Courtois, Militao, Alaba, Rüdiger, Mendy, Tchouaméni, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius dhe Benzema, ku tre lojtarë francezë, dy gjermanë, dy brazilianë, një austriak, një kroat dhe një uruguajan.

Kohët e fundit kishte ndodhur që ‘los blancos’-it e Real Madridit e kishin përfunduar një ndeshje me 11 futbollistë të huaj. Kështu ka ndodhur sezonin e kaluar në Champions League kundër Sheriff Tiraspol.

Ndërkohë, në stol për ndeshjen e sotme ndaj Villarealit, për javën e 16-të të La Ligas, janë gjashtë futbollistë spanjolë, Luis López, Nacho, Lucas, Asensio, Vallejo dhe Dani Ceballos.

Historike! Real Madridi, sot me një skuadër pa asnjë spanjol, pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll