Sport

Mbytet në Nazaré, sërfistin e njohur brazilian Marcio Freire e përpin një dallgë gjigande. Shikoni pamjet tragjike...

Ky është rasti i parë tragjik me pasojë vdekjen në ujërat e Nazarè, një vend i famshën për serf, i “zbuluar” nga Garrett McNamara në 2010.

7 Janar 2023, 16:27 Nga DOSJA

Mbytet në Nazaré, sërfistin e njohur brazilian Marcio Freire e

PORTUGALI - Një lajm i hidhur ka ardhur nga Nazaré e Portugalisë, vendi më i famshëm në botë për sportin e sërfit. Braziliani Marcio Freire, 47 vjeç, ka humbur jetën në det, i fundosur nga një dallgë.

Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme: zemra e tij ishte ndalur. Ekipi mjekësor konstatoi se viktima kishte pësuar një arrest kardio-respirator, dhe ushtrimet reanimuese në rërë ishin të pasuksesshme. Pas disa tentativave, nuk u arrit të shpëtohej sërfisti Marcio Freire rrëfyen autoriteter portugeze.

Mbytet në Nazaré, sërfistin e njohur brazilian Marcio Freire e

Braziliani Freire ishte një pionier i big i garave të sërfit. Ai ishte një nga tre sërfistët brazilianë që u bënë të famshëm si “Mad Dogs”, pasi pushtuan valën legjendare të Jaës, në Hawaii, ku jetonte që nga viti 1998. Në vitin 2020 ai u kthye të jetonte në Brazil.

Marcio Freire është vdekja e parë në ushtrimin e sërfit në ujërat e Nazarè, një vend i famshën i “zbuluar” nga Garrett McNamara në 2010. Pikërisht në Nazaré, në tetor 2020, gjermani Sebastian Steudtner, vendosi rekordin botëror për dallgën më të madhe mbi të cilën ishte bërë sërf ndonjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll