Politike

Meta pranon shkeljen: Kushtetutën e respektova në mënyrë perfekte, cënova Kodin Zgjedhor

11 Shtator 2019, 16:03 Nga DOSJA
Meta pranon shkeljen: Kushtetutën e respektova në mënyrë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias.

Teksa fliste për shkeljet në Kushtetutë për të cilat edhe është akuzuar, Meta thkesoi se ka shkelur pak vetëm Kodin Zgjedhor.

Ai shpjegoi më tej se kjo gjë është krejtësisht e parëndësishme pasi ka ndodhur vetëm nga caktimi i datës së re të zgjedhjeve.

Siç jua shpjegova edhe më parë dekreti nga pikëpamja kushtetuese i takon vetëm presidenti të Republikës. Jo më kot Komisioni i Venecias që është një nga kushtetutë-bërësit prej shumë vitesh ja ka lënë këtë të drejtë Presidentit të Republikës.

Kështu që rrini të qetë pasi Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën por e ka respektuar atë në mënyrë perfekte.

Ama një shkelje e kam bërë, kam cënuar Kodin Zgjedhor me një tejkalim prej dy ose tre muajsh. Kjo është tërësisht e parëndëishsme pasi u bë për shkak të vendosjes së datës së re të zgjedhjeve.

Këtë të drejtë e ka përcaktuar Gjykata e Strasburgut,”– tha Meta ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll