Sport

‘Tërbohet’ Shakira: ajo mëson se Clara Chía ishte në shtëpinë e saj me Piqué në 2021...

Partnerja e re i Piqué është parë në shtëpinë e Shakirës, para ndarjes së çiftit

7 Janar 2023, 15:15 Nga DOSJA

‘Tërbohet’ Shakira: ajo mëson se Clara Chía ishte

SPANJE - Superylli kolumbian Shakira është "shkatërruar", pasi mësoi se fansat e saj kanë parë në vitin 2021 partneren e tanishme të Gerard Piqué në shtëpia e tyre, kur ai ishte ende i martuar me këngëtaren.

A ishte Pique në shtëpi me partneren e tij të re në 2021? Faqja e internetit Page Six publikoi se Clara Chía Martí, e cila tani është partnerja sentimentale e Piqué, shfaqet në një intervistë, që u regjistrua në vitin 2021, në shtëpinë që ndanin Piqué dhe Shakira, kur supozohej se çifti jetonte "i lumtur së bashku".

Sipas burimit që foli për Page Six, Shakira "është e shkatërruar kur mësoi se kjo grua ndihej qartë në shtëpinë që ndanin së bashku me fëmijët e tyre".

Në atë kohë, Shakira ishte duke udhëtuar me fëmijët e saj, kur Pique zhvilloi intervistën.  Për këngëtaren kolumbiane, "është shkatërruese kur mësoi se kjo romancë kishte vazhduar për shumë më gjatë nga sa e imagjinoja",- shtoi një person i brendshëm.

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar, pas 11 vitesh bashkëjetesë. Nga ata 11 vite, tetë i kaloi në Barcelonë të Spanjës, edhe pse këngëtarja dhe fëmijët e saj aktualisht janë duke u zhvendosur në Miami.

“Është e vështirë të flasësh për këtë,- tha Shakira për ndarjen e tyre në një intervistë të fundit. - Sidomos sepse unë jam ende duke e kaluar atë dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale,"- tha ajo.

Në fakt, në ditën e ndërrimit të viteve, Shakira shkroi në anglisht dhe spanjisht, në llogaritë e saj në rrjetet sociale: "Edhe pse plagët tona mbeten të hapura në këtë vit të ri, koha i ka duart e një kirurgu. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë. të besojmë te njëri-tjetri”.

‘Tërbohet’ Shakira: ajo mëson se Clara Chía ishte

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll