Sport

“Ju mund të mendoni se jeni një lojtar i madh, por këtë duhet ta provoni në fushë”...

Sulmuesi legjendë i ‘tulipanëve’, Ruud Gullit analizon lojën e bashkatdhetarit të tij Memphis Depay te Barcelona

7 Janar 2023, 15:46 Nga DOSJA
“Ju mund të mendoni se jeni një lojtar i madh, por

SPANJE - Ruud Gullit, një legjendë e kombëtares së Holandës, që luajti për PSV, Milan dhe Chelsea, ndër të tjera, komentoi edhe situatën e bashkatdhetarit Memphis Depay, i cili ka luajtur vetëm në katër ndeshje për Barcelonën këtë sezon.

"Memphis ka një problem të veçantë sepse, përballë tij, ka një lojtar të madh të klasit botëror që është Lewandowski. Prandaj për të luajtur te Barcelona, duhet të rishpikësh veten në një pozicion tjetër, përndryshe do të jetë shumë e komplikuar”,- ka thënë ai në programin Voetbal Café.

Mungesa e golashënuesit polak, i pezulluar për tre ndeshje, nuk e ndryshon skenarin e Depay: “Lewandowski është i sanksionuar dhe në vend të tij vjen Ferran Torres, ose një lojtar tjetër, por jo Memphis."

“Ai tregoi në Lyon se mund të jetë një lojtar i madh, por Depay dështoi në Manchester United dhe tani kjo po i ndodh në Barcelonë. Ai vetë mund të mendojë se është një lojtar i madh, por këtë duhet ta dëshmosh edhe në fushë”,- përfundoi legjenda holandeze Ruud Gullit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll