Sport

Sipas ‘The Athletic’, Roberto Martínez ka arritur marrëveshjen me Portugalinë...

Ish-trajneri i kombëtares së Belgjikës mund të jetë pasardhësi i Fernando Santos në krye të skuadrës luzitane

7 Janar 2023, 15:28 Nga DOSJA
Sipas ‘The Athletic’, Roberto Martínez ka arritur

PORTUGALI - Roberto Martínez, i cili u largua nga skuadra e Belgjikës pas eliminimit nga Botërori i Katarit, tani ka një ekip të ri. Të paktën kështu thotë ‘The Athletic’, sipas të cilës trajneri katalanas ka arritur një marrëveshje verbale me Portugalinë.

Trajneri 49-vjeçar do të bëhej kështu pasardhësi i Fernando Santos në krye të skuadrës luzitane. Sipas burimit të lartpërmendur, bisedimet janë në një gjendje shumë të avancuar dhe zyrtarisht mund të mbyllen në fund të javës së ardhshme.

Angazhimi i Roberto Martínez me Portugalinë do të jetë për katër vitet e ardhshme, me Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, si opsione të kontratës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll