Sport

Evertoni kërkon kërkon para, nga biznesmeni rus tek "Qatar Airways"!

Everton ka kërkuar sponsorë të rinj që nga marsi i kaluar pasi ndërpreu lidhjet me kompanitë e lidhura me Alisher Usmanov, pas sanksioneve të vendosura ndaj sipërmarrësve rusë pas pushtimit të Ukrainës. USM Holdings e Usmanov po paguante 12 milion stërlina në vit për të drejtat e emrit për qendrën stërvitore të klubit.

7 Janar 2023, 13:29 Nga DOSJA
Evertoni kërkon kërkon para, nga biznesmeni rus tek "Qatar

ANGLI - Katari gjithashtu i ka vënë syrin Evertonit, një tjetër klub që është pjesë e Premierligës angleze. Pronari i Toffees, Farhad Moshiri, ka zhvilluar bisedime me Qatar Airways mbi një marrëveshje të mundshme të të drejtave të emrit për stadiumin e ri të klubit në portet Bramley-Moore, sipas Daily Mail .

Everton ka kërkuar sponsorë të rinj që nga marsi i kaluar pasi ndërpreu lidhjet me kompanitë e lidhura me Alisher Usmanov, pas sanksioneve të vendosura ndaj sipërmarrësve rusë pas pushtimit të Ukrainës. USM Holdings e Usmanov po paguante 12 milion stërlina në vit për të drejtat e emrit për qendrën stërvitore të klubit.

Jo vetëm kaq, Usmanov kishte paguar edhe një herë 30 milion stërlina për opsionin për të blerë të drejtat e emrit për stadiumin e ri për një shifër prej 500 milion stërlinash, i cili duhet të jetë përfundimisht gati për sezonin 2024/25. kur do të zëvendësojë Goodison Park aktual.

Moshiri ishte në Doha, pikërisht në Katar, gjatë Kupës së Botës që u zhvillua në nëntor dhe dhjetor dhe duket se ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Qatar Airways , edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll