Sport

Rinovimi i Deschamps, ja sa do të paguhet trajneri i Francës

Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi veçanërisht Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022. Aktualisht është në vendin e 3-të në renditjen e FIFA-s, ku është paraqitur vazhdimisht në katër të parat gjatë pesë viteve të fundit.

7 Janar 2023, 13:32 Nga DOSJA
Rinovimi i Deschamps, ja sa do të paguhet trajneri i Francës

FRANCE - Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj Noel Le Graet njoftuan mëngjesin e sotëm vazhdimin e kontratës së trajnerit Didier Deschamps, i cili do të qëndrojë në krye të kombëtares franceze deri në qershor të vitit 2026. Kështu trajneri do të mund të vazhdojë punën e tij për objektivin e madh të ardhsëm për Francën që është Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

I emëruar më 9 korrik 2012 nga vetë Noel Le Graet, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje, në të cilat skuadra ka shënuar 279 gola dhe ka pranuar 119. më pak se një gol për ndeshje.

Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi veçanërisht Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022. Aktualisht është në vendin e 3-të në renditjen e FIFA-s, ku është paraqitur vazhdimisht në katër të parat gjatë pesë viteve të fundit.

Sa i përket pagës, sipas raportimeve në shtypin francez, trajneri duhet të vazhdojë të marrë më shumë se 3 milionë euro në vit, një shifër e përbërë pjesërisht nga një shumë fikse (afërsisht 2.5 milionë euro) dhe pjesërisht nga bonuse dhe të drejta imazhi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll