Sport

Gianluca Vialli: "Lamtumira" e Georgia Melonit përmes Twitter

Kryeministrja e Italisë i jep lamtumirën e fundit futbollistit të madh italian që u nda nga jeta sot

6 Janar 2023, 17:20 Nga DOSJA
Gianluca Vialli: "Lamtumira" e Georgia Melonit përmes Twitter

ITALI - Georgia Meloni i dërgoi “lamtumirën” e saj të madhit Gianluca Vialli, i cili u nda nga jeta sot, i mundur nga kanceri. Në një postim në Twitter, kryeministrja e Italisë ia kushtoi Mancinit dhe Viallit, pikërisht atë moment pasi Italia fitoi Kampionatin Evropian në verën e vitit 2021 në Wembley. “Ne nuk do t'i harrojmë golat e tu, goditjet e tua legjendare, gëzimin dhe emocionin që i dhatë të gjithë kombit në atë përqafim me Mancinin pas fitimit të Kampionatit Evropian. Por mbi të gjitha nuk do ta harrojmë njeriun. Lamtumirë Gianluca Vialli, Mbreti i Luanëve në fushë dhe në jetë” - ka shkruar Meloni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll