Sport

Presidenti Aleksander Ceferin kërkon ta drejtojë UEFA-n edhe për katër vite të tjera

Presidenti slloven kërkon të qëndrojë në krye të UEFA-s deri në vitin 2027. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve ka kaluar që nga 5 janari, lideri është kandidati i vetëm në garë për t’u zgjedhur…

6 Janar 2023, 17:23 Nga DOSJA
Presidenti Aleksander Ceferin kërkon ta drejtojë UEFA-n edhe për

ZVICER - Nuk ka asnjë dyshim për mandatin e ardhshëm të presidencës së UEFA-s. Në detyrë që nga viti 2016, slloveni Aleksander Ceferin do të qëndrojë në krye të UEFA-s deri në vitin 2027. Afati për paraqitjen e aplikimeve ka kaluar që nga 5 janari, lideri aktual është i vetmi kandidat në garë.

Kjo situatë do t'i lejojë Ceferinit të zgjidhet për herë të tretë në Kongresin e Përgjithshëm të UEFA-s më 5 prill në Lisbonë. Gjatë mbledhjes së fundit të Komiteteve Ekzekutive të organizatës në Frankfurt, u njoftua se Ceferin kishte mbështetjen me shkrim të 55 federatave europiane, duke bërë kështu që Kongresi Zgjedhor i UEFA-s për presidentin të jetë thjeshtë një formalitet.

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll